Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Leposaviq

nga D. V.

Është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Leposaviq.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë dje, në orën 13:30 tek rruga “24 Nëntori”.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa armë, shkruan Telegrafi.

Sipas raportit, janë sekuestruar një pushkë ajrore, një pushkë gjuetie, katër fishekë, dy radiolidhje, një gazë maskë dhe një thikë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

 Rr. 24 Nëntori, Leposaviq / 04.05.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpive të tij i janë gjetur dhe sekuestruar; një pushkë ajrore, një pushkë gjuetie, katër fishekë, dy radiolidhje, një gazë maskë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More