Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Nagavci

nga Xh M

Profesori universitar Selam Lepaja, i cili ishte po ashtu ish-anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, për mënyrën se si është liruar nga detyra e anëtarit në fakultetin e Mitrovicës.

Në kallëzimin penal të cilën e ka siguruar Albanian Post thuhet se fillimisht Lepaja ishte liruar nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues në universitetin e Mitrovicës, ndonëse Nagavci, ishte e informuar për kërkesën e paautorizuar që ishte bërë nga profesori Ilir Mazreku, i cili kishte kërkuar lirimin e tij nga kjo detyrë.

“E dyshuara ministre Arbërie Nagavci, duke marrë për bazë faktin se ka qenë e inforumar me anë të emailit të datës 24.07.2023 të dërguar nga unë prof.asoc.dr. Salem Lepaja, lidhur me keqpërdorimin të një kërkese të paautorizuar të parashtruar nga i dyshuari Ilir Mazreku, e njejta – ministrja Arbërie Nagavci këtë email (dokument) të dërguar nga unë prof.asoc.dr.Salem Lepaja e ka fshehur (sikurse të mos ekzistonte fare), gjë që konsiston se më datë 29.09.2023”, thuhet në kallëzimin penal.

Për këtë veprim Nagavci dyshohet për veprën penale “Manipulim me prova”.

“Si dhe ekziston dyshimi i bazuar se fshehja e tillë nga e dyshuara ministre Arbërie Nagavci është bërë me qëllim të dhënies së ndihmës për të dyshuarin Ilir Mazreku me qëllim që i njëjti të shmanget nga përgjegjësia penale për veprat penale të kryera, me çka e dyshuara ministre Arbërie Nagavci ka kryer veprën penale të ‘Dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ konform nenit 380 parag. 1 të KPRK-ës”, thuhet në kallëzim.

Përveç këtyre Nagavci po dyshohet që s’ka përmbushur detyrat zyrtare në zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Mitrovicës, që po vlerësohet si i kundërligjshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More