Dosja “Babale”, Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me një vit burg për deputetin Salianji

nga D V

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me një vit burg për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Deputeti demokrat u shpall fajtor për ‘kallëzim të rremë’ për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e njohur dhe si dosja ‘Babale’

Salianji e quajti vendimmarrje politike.

“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të dua këta. .. Jam i dënuari i parë politik në 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu.” tha Salianji pas vendimit

Ky është vendim përfundimtar dhe pritet që prokurori i cështjes të firmosë urdhërekzekutimin sipas të cilit Salianji duhet të kryejë dënimin me një vit burg. Me këtë vendim Salianji preket dhe nga ligji i Dekriminalizimit. KQZ i heq mandatin aktual dhe e ndalon të jetë në listën e deputetëve jo vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2025, por dhe të 2029.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More