DPHM: Nesër reshje të shiut, në viset më të larta edhe borë

nga D. V.

Shkup, 15 maj – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se nesër do të ketë reshje të dendura të shiut, mbi 30 litra për metër katror. Deri në fund të ditës në viset më të larta do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës. Paradite do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite dhe gjatë natës deri të shtunën do të fryjë erë më e fuqishme nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Temperaturat gjatë ditës do të bien ndjeshëm.

Të shtunën do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme dhe rritje të temperaturave ditore të cilat ditëve në vijim do të kenë tendencë të rritjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More