Dr. Ilir Hasani takon kongresisten amerikane Debbie Dingell në Washington

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Deputeti i BDI-sê, dr. Ilir Hasani gjatë qëndrimit të tij në Washington ka takuar kongresisten amerikane Debbie Dingell

Gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., ku aktualisht po marr pjesë në Forumin Transatlantik Parlamentar të Natos, u mbajt një takim bilateral me kongresisten Debbie Dingell. Në takim morëm pjesë së bashku me deputetët Dragan Kovaçki dhe Slavjanka Petrovska.

Biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në fusha të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Gjithashtu u diskutua rëndësia e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit të shtetit tonë në Bashkimin Europian, si një element kyç për progresin dhe stabilitetin afatgjatë.
U theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes dypalëshe në proceset euro-atlantike” ka shkruar Hasani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More