Berisha: Këshillit i Qytetit të Shkupit miratoi një sërë vendimesh me rëndësi

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit janë miratuar një sërë vendimesh me rëndësi për funksionimin më efikas të qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Këshilltarët e VLEN-it, siç ka theksuar Zekerija Berisha, kanë kontribuuar aktivisht në mbështetjen e çdo vendimi që sjell transparencë, bashkëpunim ndërinstitucional, përmirësim të higjienës komunale, rritje të qasjes për personat me aftësi të kufizuara, si dhe modernizim të shërbimeve publike.

“Përkrahëm iniciativat për subvencionimin e ndërmarrjeve publike, përmirësimin e rendit komunal, përforcimin e inspektorateve, si dhe pranim-dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve të reja që do t’i shërbejnë qytetarëve. Gjithashtu, mbështetëm programet lehtësuese për transportin dhe parkimin e personave me aftësi të kufizuara dhe ky është një hap i rëndësishëm drejt një qyteti më gjithëpërfshirës. VLEN mbetet zë i qytetarëve dhe garanton se çdo vendim i ynë është në funksion të një qyteti më të pastër, më të organizuar dhe më social”, ka thënë këshilltari nga VLEN, Zekerija Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More