Drejtori Jashari viziton organizatën “Mundësia”, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

nga D V

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari, ka vizituar organizatën “Mundësia” dhe është mirëpritur nga drejtoresha e kësaj organizate, Hasime Tahiri Hasani.

Jashari është njoftuar me ecurinë e aktiviteteve që zhvillon organizata “Mundësia”, ku për fokus ka ruajtjen, mbrojtjen, promovimin e të drejtave, rritjen e rolit të gruas dhe projektet e shumta, shkruan Telegrafi.

“Drejtori Jashari shprehi gadishmërinë e plotë që të mbështesë projektet që janë në interes të qytetarëve me theks të veçantë për grupet e margjinalizuara”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar tema të ndryshme që lidhen me avancimin e bashkëpunimit ndërmjet DKRS-së dhe OJQ-së “Mundësia”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More