Dragashi inicion procedurat për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

nga D V

Qeveria komunale e Dragashit në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që të iniciojë procedurat e prokurimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Sipas njoftimit, pika e parë e rendit të ditës për këtë takim ka qenë formimi i Grupit Punues për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis, raporton Telegrafi.

“Në vend të Draft Planit të Veprimit për Mjedis, me propozim të anëtarëve të Bordit, në pikën e parë të rendit të ditës u diskutua fillimisht për nisjen e procedurave për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal. Në këtë mbledhje u mor vendim që të hapet tender dyvjeçar për hartimin e PZhK-së”, thuhet në njoftim.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini, qeveria komunale ka shqyrtuar edhe Draft Memorandumin e Bashkëpunimit me Telekomin e Kosovës, me ç’rast ka dhënë pëlqimin për shtrirjen e kabllove optike nëpër pronat publike, duke e konsideruar projektin në interes për qytetarët tanë, raporton Telegrafi.

Tutje sipas njoftimit është vendosur që drejtoritë përkatëse të ofrojnë informata lidhur me ndonjë aktivitet që kanë ndërmarrë institucionet lokale sa i përket luftimit dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim të plotësimit të pyetësorëve të dërguar nga hulumtuesit përkatës.

Në të njëjtën kohë nga drejtoritë është kërkuar që deri në fund javës të ofrojnë të dhënat e kërkuara rreth përmbushjes së obligimeve për Agjendën Evropiane për periudhën janar-dhjetor 2024, raporton Telegrafi.

Po ashtu janë dhënë informata lidhur me ecurinë e bashkëpunimit me Komunën e Studeniçanit, për procesin e aplikimit të përbashkët në fondet evropiane.

Anëtarët e qeverisë lokale, sipas njoftimit, janë informuar nga kryetari Xheladini edhe për shprehjen e interesit të Komunës së Dragashit lidhur me zbatimin e Programit qeveritar për Banimin Social.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More