Drejtoria e Doganave: Në VK Stenjë është kapur një udhëtar me stoli ari në vlerë 346 mijë denarë

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – Në vendkalimin kufitar Stenjë me Shqipërinë, nëpunësit doganorë në bashkëpunim me policinë kufitare parandaluan përpjekje për kontrabandë të stolive të arit në vlerë të përgjithshme prej 346 mijë denarëve. Kundër autorit të veprës në Prokurorinë Publike kompetente, është parashtruar kallëzim penal për vepër të kryer penale – kontrabandë, e dënueshme sipas Kodit Penal, informojnë nga Drejtoria e Doganave (DD). 

Autori i veprës, shtetas i Maqedonisë së Veriut, siç thonë, ka bërë përpjekje që në mënyrë të jashtëligjshme ta fusë mallin, pa e raportuar te organi kompetent doganor. 

“Për shkak të dyshimit, nëpunësit doganorë kanë kryer kontroll të hollësishëm të automjetit me të cilin ka udhëtuar, me çka në valixhe, në mesin e gjërave personale, ishin gjetur pesë byzylykë të arit në kuti për stoli”, njoftoi DD. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More