Shkup, 26 nëntor – Ekipet mobile dhe doganierët në pikat kufitare kanë parandaluar tentativën për kontrabandë të një sasie të madhe rrobash, cigare, ekrane të reja për celularë, por edhe pjesë të përdorura harduerike. Gjithashtu është parandaluar hyrja e paligjshme e emigrantëve illegal nga Irani dhe Sierra Leone, të zbuluar gjatë kontrollit të mjeteve me ngarkesë mallrash të regjistruara për doganë importi, informojnë nga Drejtoria e Doganave.
Doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovc dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë në tri raste kanë penguar tentimin për kontrabandë të 442 veshjeve.
“Në rastin e parë, gjatë kontrollit të veturës së drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, në çantat e udhëtimit dhe valixhe të vendosura në bagazhin dhe në sediljen e pasme janë gjetur 326 veshje. Në rastin e dytë, 11 veshje për meshkuj janë gjetur në një mbulesë kostumi të vendosur në sediljet e pasme gjatë kontrollit të autobusit që udhëtonte në linjën Gjenevë – Manastir, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, gjatë kontrollit të kamionit me targa të Kosovës i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut, në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Bogorodicë, doganierët kanë zbuluar 105 veshje të padeklaruara”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Doganave.

Produkte të ndryshme, çanta për femra, portofol, ujë tualeti, bizhuteri në vlerë të përgjithshme prej 193 mijë denarë, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të autobusit të Maqedonisë së Veriut të regjistruar për të hyrë në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Produktet e padeklaruara në pronësi të udhërrëfyesit kombëtar të autobusit të Maqedonisë së Veriut janë gjetur në çanta të vendosura në bagazhin mbi sediljet e pasagjerëve, para sediljeve të përparme dhe pranë sediljes së shoferit.
Tetëmbëdhjetë pako cigare pa pulla akcize janë zbuluar nga Shërbimi i Skanerëve Mobile, gjatë kontrollit të një cisterne me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Cigaret u gjetën në hapësirën e filtrit të ajrit dhe në një qese të vendosur në pjesën e sipërme të kabinës, thonë nga Drejtoria.

Nga aty shtojnë se 32 kilogramë maxhun dhe 12 pako cigare pa pulla akcize janë zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa të Maqedonisë së Veriut drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut , i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Automjeti ishte i ngarkuar me mall me origjinë nga Turqia i dedikuar për importues nga Maqedonia e Veriut . Produktet e padeklaruara janë gjetur në hapësirën nën krevatin e gjumit dhe në zbrazëtirën e fabrikuar nën tapiceri në pjesën e sipërme të kabinës.
Gjatë kontrollit të kamionit me targa çeke i drejtuar nga shtetas çek, ndërmjet sendeve personale dhe veshjeve të vendosura në shtratin e sipërm dhe në ndarjet e fabrikuara në pjesën e sipërme të kabinës, janë gjetur 21 pako cigare dhe 5 pako me fishekë për cigare elektronike, në vlerë të përgjithshme prej 40.734 denarë duke ju shmangur detyrimeve në shumë prej 61.871 denarë.
Gjithashtu, 16 paketa cigare pa pulla akcize janë zbuluar gjatë kontrollit të veturës me targa sllovene të drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut , i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Cigaret e padeklaruara janë gjetur në bagazh dhe poshtë sediljeve të para të automjetit.

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë edhe se 569 produkte të ndryshme me vlerë të përgjithshme prej 594,5 mijë denarë, të cilat nuk kishin dokumente doganore, janë zbuluar në dy raste të veçanta nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të mallit të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Strugë, destinuar për dy kompani nga Struga. Në rastin e parë u zbuluan 365 produkte të ndryshme të përdorura, duke përfshirë tableta, konzola për video lojërash, ram memorie, orë dore, si dhe 15 ekrane të rinj celularësh. Në rastin e dytë u zbuluan 189 produkte të ndryshme të përdorura, mes të cilëve hard disk, makinë për hedhjen e topave të tenisit, goma, rripa, katalizatorë, frigoriferë.

Doganierët e njësisë doganore Gjevgjeli në dy raste kanë penguar hyrjen e paligjshme të 8 migrantëve ilegal shtetas të Iranit dhe Sierra Leones gjatë kontrollit të mjeteve motorike të regjistruara për doganim importi. Katër emigrantë të paligjshëm, shtetas të Iranit, u zbuluan gjatë kontrollit në hapësirën e ngarkesës së një kamioni me targa turke që drejtohej nga një shtetas turk. Në një automjet tjetër mallrash në hapësirën e paletave të një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, janë gjetur katër emigrantë ilegal, shtetas të Sierra Leones.
Personat janë dorëzuar në Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme për procedura të mëtejshme.