Shkup, 22 dhjetor – Sot drejtuesit e koalicionit VLEN, u takuan me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, z. Numan Kurtulmush.
“Ky takim ishte dëshmi e raporteve vëllazërore dhe bashkëpunimit të ngushtë mes nesh dhe Republikës së Turqisë, të bazuara në respekt dhe partneritet strategjik.
Gjithashtu, patëm kënaqësinë të përcjellim urimet tona me rastin e Ditës së Arsimit Turk, duke vlerësuar rëndësinë e kulturës dhe gjuhës në forcimin e lidhjeve tona të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin, transmeton Zhurnal.mk