Nënshkruhet marrëveshja: Maqedonia e Veriut dhe Kroacia do të bashkëpunojnë në zbulimin e hershëm të kancerit

nga I Z

Zagreb, 29 gusht – Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë.
Siç informoi ministri Arben Taravari , marrëveshja parasheh shkëmbimin e ekspertëve për shkak të ofrimit të shërbimeve të duhura gjatë trajtimit të pacientëve, bashkëpunim në fushën e zhvillimit profesional të punonjësve shëndetësorë, bashkëpunim në fushën e dhurimit dhe transplantimit të organeve..
“Poashtu me këtë marrëveshje parashihet edhe bashkëpunim për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit, bashkëpunim në lidhje me modelet e financimit të shërbimeve shëndetësore si dhe shumë lloje të bashkëpunimeve tjera që nevojiten për të siguruar një shëndet të mirë”, njoftoi ministri Taravari./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More