Shkup, 7 dhjetor – Ambasadorja gjermane në Maqedoninë e Veriut, Petra Drexler, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ka përsëritur qëndrimin se Ballkani Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, është një pjesë e pandashme e Evropës.
Ajo nënvizoi se procesi i integrimit në BE mbështetet gjerësisht nga qeveritë evropiane dhe Bundestagu gjerman, duke shtuar se raporti i fundit i Komisionit të BE-së ka treguar qartë se cilat reforma janë kyçe për avancimin e negociatave me BE-në.
“Është e qartë se procesi i pranimit është një proces i bazuar në meritë. Kjo do të thotë që njerëzit kanë një pritje të justifikuar se investimet e mëdha në procesin e integrimit në BE do të shpërblehen. Ne e marrim seriozisht këtë dhe duhet të punojmë për këtë. Kjo do të thotë që nëse ekziston rreziku i humbjes së besimit në këtë logjikë pranimi, se procesi i pranimit është një proces i bazuar në meritë, atëherë do të duhet të punojmë për të, për ta rivendosur këtë besim së bashku. Për këtë, ekziston, për shembull, “Plani i Rritjes” i Komisionit të BE-së, i cili ndjek pikërisht këtë logjikë. Dhe Qeveria Federale do të përpiqet ta rivendosë këtë besim”, u shpreh ambasadorja gjermane Petra Drexler.
Drexler poashtu tha se kjo marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë themeli thelbësor i Evropës, dhe në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga e kaluara e afërt, mund të njihen shembuj të mirë se si të forcohen këto marrëdhënie. Ambasadorja Gjermane poashtu thekësoi se sundimi i ligjit është shtylla në negociatat me Bashkimin Evropian.
“Qeveria maqedonase, me agjendën e saj të reformave për zbatimin e planit të rritjes, ka hartuar një plan të qartë për reformat në gjyqësor. Qeveria ka deklaruar gjithashtu se lufta kundër korrupsionit do të jetë një nga prioritetet në këtë mandat. Dhe ky është një interes i përbashkët, ne, në anën evropiane, e ndajmë këtë pikëpamje. Dhe në fund të fundit, sigurisht, bëhet fjalë për forcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit në tërësi, dhe për këtë do të jetë gjithashtu e rëndësishme të plotësohen vendet vakante në gjykata dhe të garantohet trajnimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj publikë”, theksoi Drexler.
Ambasadorja Drexler poashtu foli edhe për marrëdhëniet ekonomike mes RMV dhe Gjermanisë, e të cilat i vlerësoi si të shkëlqyera. Sipas sajë Gjermania është tregu më i madh i eksportit për produktet maqedonase, 40% e eksporteve maqedonase në vitin 2024 ishin në Gjermani, dhe se Gjermania ende importojnë shumë më tepër nga Maqedonia e Veriut sesa eksportojmë.