Driton Nebiu pritet të jetë kandidat i mundshëm i koalicionit opozitar shqiptar për Komunën e Haraçinës?!

nga D. V.

Shkup, 21 korrik – Driton Nebiu, ish-drejtor i Agjencisë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar dhe kuadër i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Selës, pritet të jetë një nga kandidatët e mundshëm të koalicionit opozitar shqiptar për Komunën e Haraçinës në zgjedhjet lokale të Tetorit.

Sipas portalit Top24, Nebiu është pjesë e anketave të brendshme të koalicionit dhe renditet në mesin e emrave më të preferuar nga qytetarët.

Ai ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe studimet postdiplomike në fushën e pronësisë intelektuale, ku ka fituar titullin magjistër.

Gjatë qeverisjes së kaluar ishte drejtor i Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë (2017/18), dhe më pas drejtor i Agjencisë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar (2023/24).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More