Nga fjalët në vepra: Elmazi sjell Ndihmën e Shpejtë në Saraj

nga Redaksia

Saraj, 13 gusht – Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga radhët e koalicionit VLEN, Muhamet Elmazi, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Publik në Shkup, Samir Iseni, ku është diskutuar nevoja urgjente për vendosjen e shërbimit të ndihmës së shpejtë në këtë komunë.

Elmazi theksoi se ky shërbim është një premtim i kahmotshëm i qeverisë së kaluar, por që nuk është realizuar asnjëherë.

“Drejtor, Saraji ka një nevojë të kahmotshme për shërbime të ndihmës së shpejtë. Është kërkesë emergjente e qytetarëve. Ta zgjidhim këtë çështje. E kemi detyrim ta bëjmë,” u shpreh Elmazi.

Nga ana tjetër, drejtori Iseni premtoi se poliklinika e Sarajit së shpejti do të jetë e mëvetësishme, duke shtuar se kjo çështje do të zgjidhet në bashkëpunim me Elmazin.

“Po sigurisht, poliklinika në Saraj së shpejti do të jetë e mëvetësishme. Edhe atë do ta zgjedhim së bashku, Muhamet,” deklaroi ai.

Kujtojmë se Saraji me mbi 38 mijë banorë dhe që shtrihet në 240 km katrorë, nuk ka as ambulancë as zjarrfikës, dhe si pasojë së fundmi një i lënduar nga aksidenti me motor në komunikacion është dashur të pres ambulancën e shpejtë të vij nga Karposhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More