Dumani dhe Çela munguan në seancë, reagon SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme

nga L. M

Në seancën e parë plenare të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, vëmendje të veçantë mori mungesa e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela dhe Altin Dumani. Dy karriget e rezervuara për ta në lozhën e Kuvendit mbetën bosh.
Për Euronews Albania, Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar duke sqaruar se Prokurori i Përgjithshëm ndodhet në Singapor, ku po merr pjesë në konferencën e 30-vjetorit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve (IAP).

Nga ana tjetër për Euronews Albania ka reaguar dhe SPAK:

“Mosparaqitja lidhet me agjendën e caktuar kohë më parë për takime dhe angazhime të tjera profesionale.”-thuhet në përgjigjen e dhënë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More