Dumani: Duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal në luftën kundër krimit të organizuar

nga D. V.

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani u shpreh sot se “lufta kundër krimit të organizuar është një betejë që nuk njeh kufij gjeografikë, por kërkon bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar”.

Gjatë punimeve të forumit Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Dumani u shpreh se “nuk na bashkon gjeografia, por lufta kundër krimit”.

Sipas tij, “grupet dhe organizatat kriminale janë të ndërlidhura dhe për shpërbërjen e tyre kërkohet punë e koordinuar në nivel rajonal”.

“Duhen më shumë hetime të përbashkëta, besim, vizion dhe ndarje informacionesh”, shtoi Dumani.

Duke u ndalur te bashkëpunimi me Eurojust, Dumani nënvizoi se ai përbën një nyje strategjike, që ka mundësuar trajtimin e rasteve të ndërlikuara përmes punës së përbashkët.

Ai shtoi se SPAK po përballet me një fluks të lartë çështjesh dhe se vetëm në periudhën janar-maj janë zhvilluar 10 mbledhje dhe janë krijuar 23 skuadra hetimore me vendet e BE-së dhe rajonit, si dhe 1 skuadër me Amerikën Latine.

“Skuadrat e përbashkëta, hetimet financiare dhe rikuperimi i aseteve, si dhe ndarja e informacionit në kohë reale, janë elementë kyç në suksesin tonë,” përfundoi Dumani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More