Dumani rrëzon pretendimet për krimet zgjedhore: Të gjitha kallëzimet nga partitë pa prova, s’ka shit blerje votash!

nga L. M

56 kallëzime u bënë nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore njoftoi kreu i SPAK Altin Dumani, por të gjitha rastet e shitblerjes së votës tha ai, kanë qenë pa prova.

“Shumë kallëzime nga subjektet politike kanë ardhur për raste si “asfalt elektoral”, punësime të paligjshme apo përdorim i administratës”, theksoi kreu i SPAK, por nga verifikimet e hetuesve në terren nuk janë faktuar raste të tilla.

Për 43 kallëzime ka pasur vendime mosfillimi për mungesë të veprës penale, kryesisht kallëzime të partive.

Nga 193 materiale në total, përfshirë edhe kallëzimet nga policia, qytetarët, prokuroritë, por dhe iniciativa nga vetë SPAK, 39 procedime penale janë në hetim, vetëm 4 të adresuara nga partitë politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More