Spahiu: Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë do të mbahen në vitin 2027

nga L. M

Bashkia e Tiranës kryebashkiakun e votuar nga populli e ka në burg në betejë me drejtësinë, por analisti Kreshnik Spahiu thotë se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast se kryebashkiaku Erion Veliaj do të mund të jepte dorëheqjen.

”Çështja e Bashkisë së Tiranës është aq sa juridike edhe politike. Do të ketë avancim dhe të hetimeve që lidhje me çështjen penale ndaj Veliajt, këtë e ka thënë vet Dumani. Koha për paraburgimin do të zgjatet dhe do të kemi një proces të gjatë.

Lidhur me çështjen e Bashksisë së Tiranës vlerësimi im është edhe fakti që qeveria ka emëruar 4 nënkryetarë të rinj, do të thotë se s’do të ketë zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, por ato do të jenë në 2027, sepse zgjedhje të parakohshme shpallen kur ka dorëheqje dhe kur ka vendim të formës së prerë dhe këto nuk janë. Pra unë mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More