Durmishi: Kursimet e një familjeje me shportën e konsumit të vjeshtës, sipas llogaritjeve tona janë nga 1200 deri në 1500 denarë

nga Xh M

Shkup, 8 nëntor – Shporta e konsumit të vjeshtës ka ndikuar pozitivisht. Këtë e konfirmon Instituti Shtetëror i Statistikave, sipas të dhënave statistikore kostoja e jetesës është ulur, tha në emisionin e sonte në “Top Tema” në Telma, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

“Për ushqimet dhe pijet joalkoolike çmimet janë ulur me 2,2 për qind, veçanërisht për ushqimet me 2,5 për qind. Zvogëlohen çmimet me 2.3 për qind për qepën dhe drithin, me 3.6 për qind për mishin, 2.1 për qind për peshkun, 1.1 për qind për qumështin dhe djathin, 5 për qind për frutat dhe 3.3 për qind për perimet. Pra, masat patën efekt. Kështu pohojnë edhe nga Instituti Shtetëror i Statistikave, por edhe sindikalistët, sipas llogaritjeve të të cilëve shpenzimet e shportës së konsumatorit në muajin tetor, për dallim nga shtatori, janë ulur për 960 denarë për ushqime dhe pije”, thotë Durmishi.

Ministri shtoi se në përllogaritjet në shportën e tyre të konsumit janë marrë 43 produkte.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More