Durmishi u takua me drejtorin e përgjithshëm të ILO

nga D. V.

Shkup, 12 qershor – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi zhvilloi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Zhilber Houngbo, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe ILO-s.

Siç informon Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ministri Durmishi e informoi për reformat në vazhdim në fushën e punës, duke përfshirë përgatitjen e pesë ligjeve të reja, nisjen e një projekti të ri për promovimin e sigurisë dhe shëndetit në punë, vazhdimin e aktiviteteve që lidhen me Garancinë Rinore, si dhe progresin në funksionimin e Këshillit Socio Ekonomik.

“U theksua angazhimi i vendit tonë për zbatimin e Konventës 190 të ILO-s, si dhe prioritetet kryesore si: migrimi i fuqisë punëtore, barazia gjinore, puna në platforma, vendet e gjelbra të punës dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, thuhet në kumtesë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More