Kasami: Për herë të parë TETOVA nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit në rërë!

nga Redaksia

Tetovë, 23 qershor – Nga data 25-27 Qershor, në sheshin “ILIRIA” do të fillojë kampionati ballkanik i volejbollit në rërë. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 6 shtete, në kategori të djemve dhe vajzave!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se me datë 25 qershor, në ora 9:00 fillon ndeshja hapëse e kampionatit, ndërsa hapja zyrtare e kampionatit do të jetë të njëjtën ditën, në ora 20:00 në mbrëmje!

“Ejani së bashku të shijojmë kampionatin ballkanik në volejboll! Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Turqia, Moldavia dhe Romania do të zbarkojnë në sheshin “ILIRIA!”, njoftoi Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More