Kuvendi diskuton 3 marrëveshje me BE, pjesë e paketës së mbështetjes

nga D. V.

Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në rend të ditës, janë disa projektligje që lidhen ne rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kështu, në rend të ditës janë Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

Gjatë diskutimeve në komisione Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, e cilësoi këto pr/ligje si një “akt politik dhe strategjik” që përshpejton integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas ministrit, kjo marrëveshjet vijnë në një moment të rëndësishëm për agjendën evropiane të vendit dhe janë pjesë e paketës së mbështetjes në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, Shqipëria ka akses në një shumë të konsiderueshme mbështetjeje financiare, por me një kusht të qartë: përmbushjen e reformave të dakorduara me BE-në.

“Shqipëria ka një mundësi të artë për të përfituar mbështetje financiare deri në 922 milionë euro (kredi dhe grant), përfshirë 27 milionë euro mbështetje direkte buxhetore, nëse përmbushim në kohë reformat e dakorduara me BE-në, përfshirë edhe këtë marrëveshje,” theksoi ai.

Programi përfshin një financim total prej 44 milionë eurosh, nga të cilat 30 milionë euro janë grant nga Komisioni Evropian dhe 14 milionë euro bashkëfinancim nga buxheti i shtetit shqiptar. Raporti i bashkëpunimit është 68% financim evropian dhe 32% kombëtar.

Në rendin e ditës së seancës së nesërme janë edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

Akti normativ nr. 3, datë 29.4.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025″”.

Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar.

Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, i ndryshuar.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim””.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More