Dy alarme të rreme për bombë në sallën “Jane Sandanski”

nga Xh M

Shkup, 23 nëntor – Në numrin e emergjencës 112 mbrëmë (22.11.2025), në orën 20:51 dhe 21:17, janë pranuar dy telefonata që njoftonin për mjete shpërthyese të vendosura në sallën sportive “Jane Sandanski” dhe në hotelin ngjitur me të.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga policia dhe janë kryer kontrollet e detajuara, të cilat kanë konstatuar se bëhej fjalë për alarm të rremë.

Policia ka nisur procedurat për identifikimin e personave që kanë dërguar këto njoftime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More