Dy armë zjarri, një pistoletë, një pushkë gjuetie vidhen në një shtëpi në Hajvali të Prishtinës

nga D V

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:45, në Hajvali të Prishtinës.

Tutje bëhet e ditur se hajnat kanë vjedhur dy armë zjarri, një pistoletë me 14 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 10 fishekë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë zjarri, një pistolete me 14 fishekë të kalibrit 9mm dhe një pushkë gjuetie me 10 fishekë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More