Shtetas rumunë të moshës 19 vjeçe kanë vjedhur stoli ari në Shkup

nga D. V.

Dje në orën 12:10, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese në SPB Shkup, kanë privuar nga liria V.L.P. (19) dhe F.I.P. (19), të dy nga Rumania, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një argjendari në qendrën tregtare.
 
“Përkatësisht, më herët, ata kanë hyrë në argjendari dhe kanë kërkuar të shikojnë stoli ari dhe pasi është nxjerrë një kuti, me përdorimin e forcës ia kanë marrë atë punonjëses dhe kanë ikur. Shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, në dalje të qendrës tregtare janë kapur dhe privuar nga liria dhe u janë gjetur 43 copë stoli ari. Gjërat e marra i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More