Dy raste të reja me Kovid-19 në vend

nga D. V.

Shkup, 1 prill – Dy raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar javën e kaluar – nga 24 deri më 30 mars, njoftoi pasdite Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Janë testuar gjithsej 213 materiale në laboratoret ku zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-kov-2 (SARS-CoV-2), për 1,8 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

“Gjatë vitit 2025, përfundimisht me 30 marsin, janë regjistruar gjithsej 31 persona të sëmurë. Numri i personave të sëmurë në muajin mars të vitit 2025 është për tre më i vogël krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025. Gjatë vitit 2025, përfundimisht me 30 marsin, janë testuar gjithsej 3.973 materiale, në laboratoret ku zbatohet testimi molekular për praninë e SARS-kov-2 dhe në laboratoret – institucionet shëndetësore ku zbatohet testi antigjen i shpejtë”, sqarojnë nga Instituti.

Rekomandohet ndjekja e masave bazike për parandalimin e Kovid-19 dhe sëmundje tjera ngjitëse respiratore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More