Dy të vdekur nga rrëzimi i një avioni ushtarak në Marokun verior

nga L. M

Dy oficerë ushtarakë u vranë të hënën kur një avion stërvitor u rrëzua në Aeroportin Fez-Saiss në Marokun verior, thanë Forcat e Armatosura Mbretërore.

Një deklaratë ushtarake tha se një avion stërvitor Alpha Jet, i përdorur për trajnimin e pilotëve, u rrëzua gjatë një misioni rutinë stërvitor, duke vrarë pilotin dhe bashkëpilotin e tij.

Ushtria vuri në dukje se të dy oficerët ishin në një fluturim stërvitor kur rrëzimi ndodhi në rrethana që ende po hetohen, raporton Anadolli, përcjell KosovaPress.

Ushtria shtoi se është formuar një komision i posaçëm për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More