Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

nga L. M

Një masiv shkëmbor u shemb në plazhin Budleigh Salterton në Devon, Angli – duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Sipas raportimeve, qindra tonë gurë ranë papritur në rërë, duke shkaktuar një re të madhe pluhuri dhe frikë te të pranishmit. Si pasojë, disa persona mbetën të bllokuar në anën tjetër të “rrëzimit” dhe u shpëtuan me varkë nga ekipet e shpëtimit.

Autoritetet kanë mbyllur shtigjet bregdetare dhe paralajmërojnë për rrezik të vazhdueshëm nga shembjet. Ekspertët fajësojnë erozionin bregdetar të përshpejtuar nga ndryshimet klimatike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More