Dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës, seanca gjyqësore shtyhet për më 17 shtator

nga D. V.

Shkup, 14 korrik – Seanca gjyqësore për dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës është shtyrë për më 17 shtator, në ora 10:30.

Seanca u anulua pasi personi juridik i akuzuar, “Urban Plan” nuk kishte përfaqësues në seancë.

Përveç kompanisë “Urban Plan” si person juridik, në këtë rast të akuzuar janë edhe Sejdi Shasivari, ish drejtorët e Qendrës për Kulturë, Artan Asllani dhe Bujar Muça.

Një pjesë e të akuzuarve thonë se end nuk janë të njoftuar me aktakuzën, respektivisht se nuk e dinë se për çfarë i akuzojnë organet e drejtësisë./TV21/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More