Dyshohet se e vrau të dashurën, Prokuroria: Trupin e varrosi në oborr

nga D. V.

Shkup, 17 nëntor – Prokuroria Themelore Publike në Shtip kërkon që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 74-vjeçari, pasi i njëjti dyshohet për vrasje, përcjell TV21. Prokurori ka vlerësuar se në këtë rast ekziston rreziku i arratisjes, por edhe mundësia që i dyshuari të fshehë gjurmët e veprës penale.

“I dyshuari, një 74-vjeçar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i ka privuar jetën një gruaje me të cilën kishte marrëdhënie të afërta personale, duke i shkaktuar disa goditje në kokë me një mjet të fortë, duke i thyer kafkën. Më pas, me një mjet të mprehtë, i ka prerë pjesë të trupit dhe i ka fshehur në një vend të panjohur, ndërsa trupin e pajetë e ka varrosur në oborrin e shtëpisë”, thonë nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More