Dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e EMV-së për 7,68 milionë €! Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive pas aksionit të djeshëm

nga D. V.

Shkup, 19 dhjetor – Prokuroria dhe Policia njoftojnë se janë parashtruar kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive për korrupsion dhe krim ekonomik, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë aksionit në Shkup, Kumanovë, Negotinë, Veles, Pehçevë, Probishtip dhe Koçan, janë arrestuar 11 persona, ndërsa po kërkohen edhe dy të tjerë.

Sipas Prokurorisë, gjatë vitit 2023, një grup zyrtarësh nga EMV Distrubuimi i Ngrohjes dhe administratorë të dy kompanive, manipuluan një tender publik për pajisje të monitorimit të stacioneve të ngrohjes. Kjo solli që një nga kompanitë të përfitonte 472 milionë denarë (rreth 7,68 milionë euro) në dëm të buxhetit të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV).

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, grupi ka pastruar dhe transferuar 125 milionë denarë (rreth 2 milionë euro) për të fshehur burimin dhe pronësinë e këtyre parave.

Gjykata Themelore Penale Shkup ka shqiptuar masën e paraburgimit për 7 persona, ndërsa për 6 të tjerë janë caktuar masa sigurimi për prezencë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More