Dyshohet se një 26 vjeçare ra nga një objekt në Prishtinë, Policia e Prokuroria nisin hetimet

nga Xh M

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për rastin e vdekjes së një gruaje në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Policia ka treguar se rreth orës 16:00 kanë marrë informacione se një person ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të kryeqytetit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që po bëhen të gjitha veprimet që do të ndihmonin në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More