Rritet numri i pacientëve me kancer të mushkërive, Mjekët: Të ulet ndotja e ajrit

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Çdo vit, rreth një mijë njerëz regjistrohen me kancer në mushkëri. Mjekët thonë se kjo është pasojë e mënyrës së jetesës, por edhe e ndotjes së lartë të ajrit në vend. Njëherit potencojnë që zgjidhja e këtyre problemeve është në dorë të politikanëve, që të marrin masa që të ulet numri i të sëmurëve nga sëmundjet respiratore, konkretisht sëmundjeve të mushkërive.

“Dëgjuat se numër i madh i faktorëve ndikojnë që të paraqiten sëmundjet dhe këtu fatkeqësisht mjekët pak mund të bëjnë, shumë më shumë mund të bëjnë politikat e shtetit që të punojnë në uljen e ndotjes së ajrit, të punohet që të ulet numri i duhanpirësve, të përmirësohen kushtet në punë. Përderisa këto gjëra nuk realizohen, Maqedonia ka dhe do të ketë numër më të madh të sëmundjeve nga trakti respirator. Ne i mjekojmë pacientët kur të na vijnë në klinikë, por shpeshherë është vonë, sepse jo çdoherë kërkojnë në kohë ndihmë shëndetësore.”, – deklaroi Deska Dimitrievska nga Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.

Tuberkulozi i shqetëson pulmologët. Në Britaninë e Madhe ka numër të madh të pacientëve me tuberkuloz, ndërsa në vendin tonë rreth 160 pacientë me këtë sëmundje nga grupe të margjinalizuara.

“Në Angli ka problem me tuberkulozin dhe do të ketë në Evropë. Në njoftimin e fundit të të dhënave evropiane, 4.3 për qind janë të përfshirë me tuberkuloz. Duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe.”, – theksoi Zorica Nanoviq nga Instituti i sëmundjeve të mushkërive.

Përveç sëmundjeve të mushkërive dhe tuberkulozit, mjekët thonë se kemi edhe pacientë me sëmundje obstruktive kronike, si edhe me alergji.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More