Dyshohet se shiti pistoleta në treg të zi, arrestohet një person në Deçan

nga D V

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Deçan.

Siç bëhet e ditur në raport i dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast i kishin vjedhur armët.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre (3) pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës. I dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet me vendim të prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.  Rasti nën hetime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More