Dje (27.01.2026) në orën 10:55 të mëngjesit, Departamenti i Policisë së Gostivarit është njoftuar se një person ka ndërruar jetë në një hotel në Mavrovë.
– Një ekip hetimor në prani të një prokurori publik ka kontrolluar dhomat ndihmëse të hotelit, ku në njërën nga dhomat e personelit është gjetur i ndjeri V.L. (58) nga Ohri, informoi zëdhënësi i SPV-së së Tetovës, Fatmir Rexhepi. Një mjek përcaktoi se vdekja ishte pa gjurmë dhune dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi u dorëzua për autopsi.