E Majta: Propozim buxheti i Qeverisë është i kurdisur politikisht, i destinuar për zgjedhjet lokale

nga Xh M

Shkup, 10 nëntor – “E Majta” propozim buxhetin e Qeverisë së OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it e quan hkurtpamës, partiakisht të kurdisur dhe politikisht të motivuar për sezonin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Sipas tyre, partitë e oligarkëve nuk kanë vizion për të zgjidhur problemet e qytetarëve duke u udhëhequr nga interesat e tyre personale afatshkurtëra.

Premtojnë se do të ndërhyjnë me amendamente.

“Në vend të përgjigjeve për çështjet thelbësore për qytetarët, planifikim strategjik, komponentë e fuqishme zhvillimore dhe politikë sociale, kemi vetëm punësime dhe rritje të administratës në sezonin zgjedhor, si dhe injektimin e parave tek Kryebashkiakët e tyre kriminal që tashmë tri vite shkatërojnë shtetin. Vetëm për armë do të ndahen 2 miliardë denarë. Njoftojmë opinionin se “Levica” do të intervenojë përmes amendamentve ndaj buxhetit të propozuar republikan”, deklaroi deputeti i “Levicës”, Amar Meçinoviq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More