Në Sinicë të Devollit të sipërm, fshat me emër për traditat e tij të mira, mes banorëve të pakët që jetojnë atje, edhe më e rrallë ngjan qëndresa me fisnikëri e një të moshuare 93 vjeçare.
“Axhire Memelli, ose si i thërasim ne Aneja, e pritur dhe e respektuar, ndonëse i ka mbi supe 93 vite gëzon shëndet të plotë” shprehet i afërmi i saj Afrim Memelli.
Kjo e moshuar ka përjetuar sprova të rënda me humbjen herët të fëmijëve dhe të bashkëshortit, por me dinjitet i ka bërë ballë jetës.
Kujdesi i të afërmve të saj është ta vizitojnë hera-herës për ta parë nga ana shëndetësore, sepse 93 vjeçarja që banon e vetmuar përballon vetë çdo nevojë jetike si pastrimin dhe gatimin e pjekjen e bukëve. Tradita amvisash këto për të cilat janë shquar gratë devollite.
E moshuara 93 vjeçare në Sinicë të Devollit që sfidon vetminë dhe fatin e jetës me punë
240