Edhe 11 pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan trajtohen jashtë vendit

nga D. V.

Shkup, 19 maj – Gjithsej 11 pacientë të lënduar në zjarrin në Koçan po mjekohen jashtë vendit. Prej tyre në Greqi janë tre dhe ata janë në gjende të mirë stabile, në Serbi janë katër pacientë gjithashtu në gjendje të mirë, në Austri është një, stabil dhe i vendosur në repart, në Slloveni është një i cili veçmë ndjek rehabilitimin, ndërsa në Turqi janë dy pacientë të vendosur në repart, të cilëve rregullisht u bëhet pastrimi i plagës, kumtoi sot zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski.

Siç informoi në brifingun me gazetarë, në periudhën e kaluar ekipi i ekspertëve nga Britania e Madhe realizoi trajnime intensive për 45 punonjës shëndetësor për rehabilitim fizik dhe psikologjik të pacientëve.

“Trajnimet janë realizuar në pesë institucione publike shëndetësore, në Klinikën për kirurgji plastike, mjekësi fizike në SPQ ‘8 Shtatori’ dhe spitalet në Shtip dhe Koçan. Pas rekomandimit të ekspertëve anglezë rehabilitimi do të jetë në Koçan për të lënduarit në mënyrë që të lënduarit të jenë më afër shtëpive të tyre”, theksoi Andovski.

Në brifingun ku është paralajmëruar edhe konferencë për shtyp, janë dhe drejtori i FSSH-së Sasho Klekovski si dhe drejtoresha e Klinikës për kirurgji plastike, Jasmina Gjorgjievska Pavlovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More