Edhe Nisma në mbështetje të protestës së veteranëve kundër padrejtësive ndaj krereve të UÇK-së

nga L. M

Përveç AAK-së dhe PDK-së edhe Nisma Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e plotë për protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.

Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook, thotë se e tij rreshtohet krah për krah me organizatat që përfaqësojnë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Ne besojmë se e drejta është në anën tonë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare dhe thellësisht e drejtë. NISMA do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës, si dhe dinjitetin e të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.

Protesta kundër Gjykatës Speciale do të mbahet më 7 gusht duke filluar nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More