Edhe një keqpërdorim tjetër është zbuluar në Lotarinë Shtetërore

nga D. V.

Shkup, 4 qershor – Edhe një keqpërdorim i radhës është zbuluar në Lotarinë Shtetërore. Policia ka zbuluar se kryetari i Bordit Drejtues të Lotarisë Shtetërore ka përgatitur plan të ri për furnizime publike në vitin 2023 dhe e ka shkurtuar periudhën  për vlefshmërinë e marrëveshjes për sistemin e funksionimit të lotarisë në vetëm një vit.

Me këtë e ka dyfishuar vlerën e furnizimit të kërkuar dhe ka lidh marrëveshje me Lotarinë e Serbisë.

I dyshuari tjetër në cilësinë e drejtorit të Sektorit për teknologji informatike ka përgatitur kërkese përmes të cilët ka pretenduar rritjen e vlerës së furnizimit sepse 12 milion denarë nuk mjaftojnë. Edhe pse ka dhënë një kërkesë të tillë, marrëveshjen me kompaninë nga Serbia nuk e ka prishur.

Anëtarët e komisionit për prokurime publike gjithashtu janë përfshirë në dyshime pasi kanë përgatitur raport se ofertat e dhëna nga kompania serbe dhe asaj nga Shkupi plotësojnë kushtet e kërkesës për furnizim.

Dy të dyshuar të tjerë janë nën dyshimet e policisë pasi nuk kanë plotësuar kushtet edhe pse kanë garantuar se i plotësojnë dhe janë pasuruar në mënyrë të paligjshme me 12 milion denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More