Edhe shtetas të Maqedonisë viktima në tragjedinë në Novi Sad

nga Xh M

Novi Sad, 1 nëntor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua opinionit pas ngjarjes tragjike në Novi Sad, ku u shemb një pjesë e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor, duke vrarë 14 persona.

Siç thotë ai, në mesin e viktimave është edhe një shtetas i Maqedonisë.

“Ne u goditëm nga një tragjedi e madhe. Në stacionin kryesor të trenit në Novi Sad, tenda u shemb mbi shumë njerëz. Ende nuk kemi arritur të vërtetojmë identitetin e pesë personave, tetë nga të vdekurit janë shtetas të Serbisë, ndërsa një person është nga Maqedonia. Në emër të të gjithë qytetarëve, familjarëve dhe të afërmve u shpreh ngushëllimet e mia. Ne duhet të bashkohemi dhe të ndihmojmë familjet e viktimave, të bëjmë gjithçka për të minimizuar dëmet dhe për të ndihmuar ata që humbën të dashurit e tyre”, tha Vuçiq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More