Edhe tre ambasador kalojnë filtrat qeveritare, Blazheski në Kiev, Cvetkoviq në Tokio dhe Gjurçevski në Zagreb

nga Xh M

Shkup, 29 janar – Përveç Igor Nikolovit, i cili do të largohet për t’u bërë ambasador në Francë, janë propozuar edhe tre ambasadorë të rinj për Ukrainë, Japoni dhe Kroaci.

Burime qeveritare konfirmojnë se për ambasador në Ukrainë është propozuar Dimitar Blazhevski, në Japoni Andrijana Cvetkoviq dhe në Kroaci Dragan Gjurçevski.

Ndryshe, në seancën e djeshme të qeverisë është marrë vendim për nisjen e procedurës për tërheqjen e nëntë ambasadorëve aktual.

Mes tyre janë ambasadorja në Bullgari, Agneza Rusi-Popovska, në Mal të Zi, Zeqir Ramçiloviq, në Belgjikë – Metodija Belevski, ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës, Svetlana Geleveva, si dhe ambasadori dhe shefi i Misionit të Përhershëm pranë Organizatave Ndërkombëtare, Pajo Aviroviq.

Në këtë listë janë edhe ambasadorët në Bosnje dhe Hercegovinë – Jakup Rexhepi, në Çeki – Emil Krstevski, në Suedi – Xhenk Sejfula, si dhe Katerina Stavreska, ambasadore në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More