Shpërthejnë ujërat e zeza në burg, përmbyten qelitë e të dënuarve

nga Xh M

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet.

Raportohet se në burgun pranë zonës së ish-kënetës, një prej më të prekurave nga përmbytjet, kanë shpërthyer ujërat e zeza. Sot pasdite, ujërat kanë shpërthyer duke hyrë në katin e parë ku gjenden qelitë e të dënuarve, dhe më pas ata janë zhvendosur në katin e dytë. Një prej të burgosurve me shtetësi amerikane ka ngritur alarmin se shpërthimi i ujërave të ndotur brenda burgut rrezikon hapjen e sëmundjeve infektive tek të dënuarit.

Kanali i ujërave të zeza kalon pranë burgut të Durrësit dhe nga reshjet e shiut ka shpërthyer duke sjellë këtë situatë të pazakontë e të rrezikshme.

Të afërmit e të burgosurve kanë kontaktuar me avokatët dhe mediat, për të bërë publik shqetësimin dhe për të kërkuar masa në një situate alarmante ku gjendet burgu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More