Edi Rama ndan pamje mahnitëse nga Gjiri i Gramës: Mirëmëngjes me energjinë verore

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar me traditën e tij të promovimit të bukurive natyrore të vendit përmes rrjeteve sociale.

Këtë herë, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ai ka zgjedhur një nga perlëzat e jugut — Gjirin e Gramës, i ndodhur në zonën e Orikumit.

Në një postim të publikuar mëngjesin e sotëm, Rama ka shpërndarë pamje spektakolare nga bregdeti shqiptar, duke shfaqur ujërat e kristalta dhe relievin e egër të këtij gjiri të veçantë.

“Mirëmëngjes, dhe me energjinë verore nga Gjiri i Gramës, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai, duke shoqëruar mesazhin me imazhe që theksojnë potencialin turistik të zonës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More