Shkup, 29 gusht – Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht 190 metra kub mbetje nga disa deponi të vëllimshme të egra të vendosura në komunën Çair të Shkupit.
Pjesë nga aktivitetet u zhvilluan përballë SHFK “Kongresi i Manastirit”, ku u larguan 40 metra kub mbetje të hedhur në mënyrë të paligjshme nga sipërfaqet publike dhe të trafikut.
Njëkohësisht, në koordinim me NP “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup është realizuar edhe pastrim i më shumë deponive të egra të vendosura në rrugët Resenska, Strumiçka dhe Vukovarska.