Shkup, 29 gusht – Për shkak të defektit të një gypi lidhës, pa ujë nga ora 10.30 janë konsumatorët e rrugëve “Janko Misiq”, “Ratko Mitrovic”, “Radoe Dakiq” dhe “Skenderbeg” në Komunën e Kisella Vodës, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të defektit nga ora 10:35 do të kenë edhe konsumatorët e rrugës “Ordan Çopella” në Komunën e Çairit.
Ndërprerjet do të zgjasin deri në riparimin e defekteve.