Ekipet vijojnë punën në terren për pastrimin e autostradës “Ibrahim Rugova” pas rrëshqitjes së dheut

nga D V

Ekipet e mirëmbajtjes të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukurës po vijojnë punimet për largimin e dheut të shembur në autostradën “Ibrahim Rugova”,  në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, qarkullimi në njërin drejtim të këtij segmenti të autostradës është mbyllur të mërkurën në mëngjes pas orës 3:00.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Rrugëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës, Qamil Feka për Televizionin e Prizrenit ka deklaruar se punimet për largimin e dheut kanë filluar nga mëngjesi.

Sipas tij, qytetarët nga Prizreni duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative për tu kyçur më pastaj në autostradë në Suharekë.

Ministria e Infrastrukturës, më herët gjatë ditës, ka njoftuar se “me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur”.

MI ka bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë lidhur me pastrimin e dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More