Shkup, 20 shtator – Sot, ekipet tona të guximshme të Ndihmës mjekësore emergjente treguan edhe një herë se asgjë nuk i ndal në misionin për të shpëtuar jetë.
Në lagjen Kisella Voda, morëm një thirrje emergjente për një punëtor ndërtimi që kishte pësuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe nuk mund të lëvizte nga vendi i punës. Megjithëse ekipi ynë nuk kishte pajisje për ta zbritur poshtë,
ata u ngjitën lart për t’i ofruar ndihmë të menjëhershme.
Falë bashkëpunimit të shkëlqyer dhe një falënderim të veçantë për zjarrfikësit, trajtimi u vazhdua në spital. 👏🚑
Ne jemi krenarë për ekipin tonë, që me përkushtim dhe kurajë janë gjithmonë në shërbim të jetës!