Ekonomia gri arriti rreth 30 përqind të BPK

nga Xh M

Ministrja për financa në Maqedoninë e Veriut, Gordana Dimitreiska – Koçoska, vlerësoi që përmes sistemit të e-faturës është seriozisht do të luftohet ekonomia grie, si një hap drejt reformës në financat publike.

“Lufta kundër ekonomisë gri, përkatësisht formalizimi i saj, është prioritet i Qeverisë dhe pjesë e programit katërvjeçar. Vlerësimet e Bankës Botërore, FMN-së dhe Komisionit Evropian tregojnë se ekonomia gri në vendin tonë arrin rreth 30 për qind të PBB-së, që është mbi mesataren e Bashkimit Evropian:, raportoi Dimitrieska- Koçoska.

Ministrja sot zhvilloi takim me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhura Publike, Elena Petrova, duke paralajmëruar zbatimin e sistemit e-fatura, si një mjet që do të zëvendësojë letrën dhe dokumentin fizik.

“E-fatura është pjesë e përpjekjeve tona për transformimin digjital të financave publike. Drejtorinë e të Ardhurave Publike e përgëzoj për zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme, e cila sjell përfitime për shtetin duke zvogëluar ekonominë gri dhe përfitime të konsiderueshme për ekonominë dhe kompanitë”, deklaroi Dimitrieska-Koçoska, duke vlerësuar që kjo do të lehtësojë punën e kompanive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More